Subscribe

Avokati i popullit kërkon zyrtarisht mbylljen e burgut të Burrelit. Shkak për këtë janë bërë kushtet e vështira të jetesës në këtë institucion dhe ambientet e amortizuara në të cilat vuajnë dënimin dhjetëra të burgosur.

 

Shkaqet kryesore përfshijnë kushtet e këqija të jetesës në këtë institucion të vuajtjes së dënimit të cilat lidhen me infrastrukturën e vjetërsuar dhe te amortizuar të këtij burgu. Gjithashtu, të dënuarit ngrenë pretendime mbi cilësinë e trajtimit ushqimor që u jepet në këtë institucion, për mungesën e kushteve për zhvillimin e aktiviteteve, për procedurat e transferimit nga burgje të tjera për në burgun e Burrelit.

 

Shkak për këtë kërkesë të institucionit të avokatit të popullit këtë herë janë bërë 18 të burgosur që kanë nisur grevën e urisë në burgun e Burrelit.

 

Ekipi i Avokatit të Popullit në mision faktmbledhës, ka arritur të sigurojë deklarime nga 18 të dënuar të sektorit të sigurisë së lartë në këtë institucion. Nga deklarimet është konstatuar se: disa vuajtës të dënimeve për vepra të ndryshme në këtë burg kanë nisur me refuzimin e vaktit të drekës si shenjë e shpalljes së një greve urie në shenjë proteste për mosplotësimin e një numri kërkesash të tyre.

 

Kjo kërkesë rikthehet në vëmendje nga institucioni i avokatit të popullit, që edhe tre vite më parë ka dokumentuar se kushtet në këtë burg rrezikojnë jetën e të dënuarve. Nuk dihet se cili do te jete vendimi përfundimtar i Ministrisë se Drejtësisë.

 

 

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *