E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Avokati i Donald Trumpit dëshmon para Kongresit

Avokati i Presidentit Donald Trump, Michael Cohen ka dalë këtë të martë para Komisionit të Zbulimit të Senatit, në ditën e parë të një dëshmie tre-ditore në Kongres.

 

Lidhjet e zotit Cohen me Donald Trumpin për më tepër se 10 vjet, e bëjnë atë një dëshmitar interesant para ligjvënësve, si dhe para Prokurorit të Posaçëm Robert Mueller, i cili është duke hetuar mbi ndërhyrjen ruse në zgjedhjet amerikane dhe për lidhje të mundshme me fushatën e zotit Trump.

 

Reklamë

E mërkura është dita e vetme kur zoti Cohen do të dëshmojë para publikut, ku ai do të pyetet nga anëtarët e Komisionit të Dhomës të Përfaqësuesve për Mbikqyrjen dhe Reformën Qeveritare lidhur me financat e zotit Trump, për mundësinë e konfliktit të interesit me bizneset e tij dhe paratë e paguara në fshehtësi ndaj dy grave, që kanë thënë se kanë patur marrëdhënie seksuale me zotin Trump.

 

Ndërkohë kujtojmë se Cohen është dënuar me tre vjet burg, pasi u gjend fajtor se kishte gënjyer Kongresin në disa raste të tjera, shkelje financiare gjatë fushatës që lidhen me pagesa fshehtazi, mashtrime bankare dhe evazion fiskal.

Vazhdo të lexosh

Reklamë