Gjykata e Korcës ka lënë në burg 4 shtetasit e arrestuar në operacionin “Restart”ku u sekuestruan 114 kg lëndë narkotike Canabis Sattiva.

 

Këta shtetas akuzohen për veprat penale”Trafikimi i narkotikëve” e kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë dhe “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve sportive”.

 

Ka qënë avokati Joni Mosku i cili u kap në Pikën e Kalimit Kufitar Goricë, në dalje të Republikës së Shqipërisë me mjetin e tij brenda të cilit iu gjet fshehur 66 kg lëndë e dyshuar narkotike kanabis.

 

Pjesa tjetër prej 48 kg iu gjet Ligor Ramckës  gjatë kontrollit te ushtruar nga policia ne një magazine në lagjen nr. 1 të qytetit të Korcës në brendësi të një mjeti pa targa dhe pa dokumentacion.

 

Nderkohe dy të tjerët Idriz Menaj, në rolin e poseduesit të lëndës narkotike dhe shtetasi Albion Çiko, i cili kishte kryer modifikimin e mjetit, me qëllim fshehjen e sasisë së lëndës narkotike ishin bashkpuntorët e tyre.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *