Avokati Altin Goxhaj, i cili mbron në procese gjyqësore protestuesit për Klodian Rashën, deklaroi se qytetarët janë dhunuar barbarisht nga policia. Në një lidhje për emisionin “Quo Vadis” në “Vizion Plus”, ai tha se protestuesit janë torturuar, madje edhe të miturit.

 

“Të mitur, të pamitur, të gijthë janë trajtuar njësoj. Janë masakruar të gjithë qytetarët e mundshëm, në rrugë, në furgonë e në komisariate. Kam qenë në dsisa seanca gjyqësore dhe nuk gjeje dot një person që nuk ishte dhunuar nga policia edhe në komisariat, edhe në makinën e policisë. Kjo është torturë.”

 

Altin Goxhaj mohoi që protesta të jetë e organizuar nga opozita.

 

“Të akuzosh këtë protestë se është e PD është t’i bësh nder PD. Loja e këtyre ka qenë shumë e ndyrë, tre të arrestuarit e parë ishin të FRPD. Nuk kishte asnjë aryse, thjesht për të treguar që këta janë të PD. Por në fakt ata janë qytetarë. Kemi parë edhe familjarë të eksponentëve të PS që kanë dalë në PS. Dje kanë ndodhur dy fenomene shumë të rëndësishme, policia pushtoi gjykatat, i drejtonte ajo gjykatat. I merrte vendimet policia, madje selektonte avokatët që duhet të futeshin ose jo në seancë.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *