E diel, 8 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 02:25 Në vijim ora 02:25: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Avokatët nisin grevën tre ditore

I gjithë sistemi gjyqësor është paralizuar këtë të mërkurë, për shkak të grevës tre ditore të avokatëve. Ata bojkotuan seancat, duke sjellë shtyrjen e tyre në gjithë vendin. Vendimi për grevë u mor nga Dhoma Kombëtare e Avokatisë. Kreu i saj Maks Haxhia, tha se vendimi i qeverisë për pagat e referencës për mbrojtësit ligjore, është ankimuar në Gjykatën Kushtetuese. Por në mbledhjen e këshillit të përgjithshëm të Dhomës së Avokatisë, nuk munguan propozimet për qëndrime më radikale ndaj qeverisë. Vetëm në kryeqytet bojkoti i Dhomës Kombëtare të Avokatëve ka sjelle shtyrjen e mbi 300 proceseve gjyqësore përfshi gjykatën Civile, Penale dhe atë Administrative. Bojkoti i avokatëve shtrihet në të gjitha gjykatat e vendit, ndërsa në Elbasan, protestës i janë bashkuar edhe noterët, te cilët preken gjithashtu nga pagat e referencës.

 

 

 

Më shumë video

Reklamë