Subscribe

Avokatët mbrojtës së presidentit të “Yldon Media Group”  u prononcuan për mediat pas vendimit të SPAK për t’i sekuestruar pasurinë Ylli Ndroqit.

Ata deklaruan se ky vendim do të ankimohet, pasi është bërë për qëllime politike.

Sipas avokatëve, Ylli Ndroqi do të provojë se gëzon një pasuri të ligjshme, dhe jo të pajustifikuar siç pretendon SPAK.

“Ylli Ndroqi nuk është i shoqëruar. Na është dhënë vendimi në dorë për sekuestro. Ky është vendim i shkallës së parë të SPAK, do ta apelojmë. Makina e tij ndodhet në ambientet e Policisë së Tiranës. Zoti Ylli Ndroqi do të provojë para gjykatës se pasuria e tij është e ligjshme dhe e vendosur nga bizneset e tij. Ky është një sulm politik ndaj Ylli Ndroqit, pasi ishte në gjyq me kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.”

26 pasuri të Ylli Ndroqit, përfshirë makina, toka, aksione dhe apartamente, u vunë nën sekuestro me vendim të Gjykatës së Posaçme kundër Korruspionit dhe Krimit të Organizuar. SPAK i zbuloi Ndroqit të shkuarën kriminale dhe emrin e vërtetë. Sipas tij, Ylli Ndroqi në të vërtetë quhet Xhemail Pasmaçiu dhe është arrestuar dy herë për trafik droge: Një herë në Turqi në 1998 dhe një herë në Itali në 2015.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *