Këshilli i Lartë Gjyqësor i ka kërkuar Ministrisë së Drejtësisë reduktimin e gjykatave në vend. Në hartën e re të depozituar nga ana e KLGJ parashikohet që në të gjithë vendin të ketë një Gjykatë Apeli, dy Administrative dhe 12 të Shkallës së Parë. Kjo me argumentin se do të zgjidhet ngërçi i krijuar në sistemin e drejtësië pas procesit të vettingut ku shumë gjyqtarë kanë ngelur.
Sipas KLGJ, reduktimi i gjykatave pritet të rritë punën në shqyrtimin e çështjeve të mbetura pezull. Por ky propozim është kundërshtuar nga Dhoma e Avokatëve të qarkut Korçë.
ARBEN LENA
KREU I DHOMES SE AVOKATEVE, KORÇE
“Ne kërkojmë që gjykata e apelit në Korcë të mos lëvzë, pasi është i pamundur funksionimi normal i drejtësisë në këtë prefekturë. Është e pamundur që një qytetar i Leskovikut të shkojë dhe të kërkojë zgjidhje në Apelin e Tiranës. Është e pamundur që avokatët në Korcë për një cështje të zakonshme të shkojnë deri në Tiranë, pasi do të thotë humbje e ditës dhe efikasitetit dhe është e pamundur për zgjidhjen e ceshtjeve, pasi një gjykatë e vetme do të ngarkohet me të gjitha.”
Avokatët sqarojnw se ky projekt i KLGJ do ta futë sistemin e drejtësisë në një vorbull pa zgjidhje pasi nuk mund të funksionojë. Lidhur me këtë qëndrim, sillet si shembull viti 1999 kur kishte vetëm një gjykatë Apeli.
“Sipas nesh zgjidhja më e mirë është plotësimi i gjykatave të Apelit dhe jo eliminimi i tyre, pasi me plotësimin e gjykatës së apelit shumë probleme apo cështje që kërkojnë zgjidhje në Korcë do të zgjidhen. Gjykata e Apelit në Korcë pavarësisht se funksionon me gjysmën e gjyqtarëve ka efikasitet, largimi i saj do krijojë kolaps total.”
Largimi I gjyqtarëve si pasojë e vetingut ka paralizuar punën e Gjykatês së Apelit të Korçës, e cila prej 18 mujash ka pezulluar shqyrtimin në themel të çështjeve civile dhe funksionon vetëm për gjykimin e çështjeve penale.
TITRA