Subscribe

Prokuroria e Posaçme, në kuadër të hetimeve të dosjes së nxehtë të privatizimit të ish-kompleksit “Partizani”, ka bërë lëvizjen e radhës. SPAK ka kërkuar që ditën e mërkurë të marrë në pyetje Jamarbër Malltezin, dhëndrin e ish-kryeministrit.

Ndërsa Sali Berishës, organi i posaçëm i hetimit i ka kërkuar që të paraqitet për të dhënë shpjegime ditën e enjte.

Lexo edhe :

Related Posts

Për liderin e opozitës, Berisha, kjo do të jetë hera e parë që pritet të merret në pyetje nën akuzën e korrupsionit. E njëjta gjë edhe për dhëndrin që akuzohet për të njëjtën vepër penale, përfshirë dhe pastrimin e parave.

Por nga ana tjetër, avokatët e Berishës kanë bërë një kërkesë në SPAK, ku kanë kërkuar shtyrjen e datës për të marrë në pyetje ish-kryeministrin. Sipas tyre kjo kërkesë është për shkaqe objektive, pasi nuk munden të jenë prezentë për shkak të obligimeve të tjera.

Por kjo kërkesë, tashmë është në duart e prokurorëve nëse ata do ta pranojnë, duke caktuar një datë tjetër apo jo.

Një ditë më parë, avokatët e Berishës i janë drejtuar me një tjetër kërkesë prokurorëve të SPAK, për ta lejuar liderin e opozitës të marrë pjesë në seancat plenare të Kuvendit.  Ata argumentojnë se kjo është një e drejtë dhe detyrim kushtetues për të përmbushur detyrën si ligjvënës./vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *