Subscribe

Avokatët e ish zv/kryeministrit, Arben Ahmetaj kanë mohuar akuzat e ngirtura ndaj klientit të tyre përmes një pronocimi për mediat, pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit të Imunitetit, i cili shqyrtoi kërkesën e SPAK për arrestimin e ish numrit dy të qeverisë.

 

Avokatët deklaruan se nuk ekziston asnjë pagesë e kryer ndaj Ahmetajt nga pronarët e inceneratorëve, sikundër dyshohet nga hetimet e SPAK.

 

“Juve keni dëgjuar e përsërisni sikur janë fakte. Nuk ka fshehje të pasurisë apo akt korruptiv me inceneratorët. Jashtë vendit është larguar për cështje personale.

 

Hera e fundit e komunikimit me Ahmetaj ishte para 5 minutash. Si do bëhet mbrojtja nuk jua themi ju. Shumë dëshmi thatë. Nuk gjej asnjë dëshmi kundra. Nuk janë të vërteta. Mos flisni pa u njohur. Mbrojtja fillon nga evidentimi i të vërtetës. Nëse e shtrembëroni që në fillim, nga e dini shumë dëshmi. Nuk ka asnjë pagesë nga pronarët e inceneratorëve”, thanë avokatët.

 

Lidhur me mosprezencën e Ahmetajt, përfaqësuesit e tij ligjor mohuan një arratisje të mundshme.

 

“Çdo më thënë arratisje? Se nuk e kuptoj? Jemi në dy avokatët e tij prandaj nuk ndodhet. Nuk kam informacion nuk dua ta ndaj me ju. Ahmetaj ka filluar të përballet me drejtësinë. Është e drejta e tij nëse do të vij? Nuk kam thënë tamam që nuk gjen drejtësi në SPAK”, deklaroi Avokati i Arben Ahmetaj, Henrik Ligori.

 

Ndërkohë, opozita ka kërkuar që çështja të kalojë në kuvend në seancën e radhës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *