Subscribe

Ditën e hënë, asnjë prej avokatëve në Shqipëri, nuk do të dalë në punë. Vendimi është marrë nga Këshilli Drejtuesi i Dhomës Kombëtare të Avokatëve, për shkak të ndryshimeve në ligjin për kontributet shoqërore. Nisma e qeverisë ka vënë një pagë reference për këto profesione prej 73 mijë e 800 lekësh të rinj, çka i trefishon atyre pagesën mujore. Në shkresën e siguruar nga Vizion Plus thuhet se:
Dita e hënë datë 8 shkurt 2016 do të bojkotohen në rang vendi të gjitha proceset hetimore dhe gjyqësore në çdo nivel gjykimi.
Dita e bojkotit do të jetë vetëm fillimi i një procesi që do të zgjatet në varësi të reflektimit të shtetit.
Nuk do t’i nënshtrohen bojkotit vetëm seancat që do të zhvillohen lidhur me masat e sigurimit personal.

Dhoma e Avokatëve thotë se ata të cilët do të kundërshtojnë këtë vendim, do t’u konsiderohet shkelje e rëndë e kodit të etikës dhe do t’i nënshtrohen procedimit disiplinor. Me vendimin e Këshillit të Ministrave, pjesa më e madhe e avokateve tashmë duhet të derdhin çdo muaj 9400 lekë të rinj kontribute shoqërore. Ata kundërshtojnë këtë nisëm me argumentin se preket liria e profesioneve, pasi jo të gjithë marrin të njëjtën pagesë, ndërsa diferenca nga vend për pagesat është e ndryshme. Në VKM e saj, qeveria e ka lënë pagën e referencës më të ulët për avokatët që punojnë në zona të thella, 10 mijë lekë më pak se për të tjerët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *