Subscribe

Në javën e dytë të bojkotit, avokatët e Vlorës dolën në protestë para gjykatës.

 

Shkak u bë mosmarrja e një përgjigje nga ana e KLGJ për hartën e re gjyqësore. Ata thanë se do të vijojnë të mos paraqiten në seanca dhe masat e sigurisë deri në momentin që kërkesat e tyre do të merren parasysh.

 

Protestës iu bashkuan dhe dhjetëra qytetarë. Sipas tyre, mbyllja e Gjykatës së Vlorës u rrit kostot financiare dhe nuk mund t’i përballojnë dot gjyqet.

 

“Unë jam i moshuar nuk mund të iki në tiranë për gjyqin. Këta duan të zhdukin dosjet e pronave prandaj po i cojnë në tiranë. Është kosot e madhe.” – shprehen qytetarët.

 

Ndërkohë gjatë ditës së sotme, Dhoma e avokatisë Korçë njoftoi bojkot pa afat të të gjitha seancave gjyqësore civile, penale dhe administrative. Përjashtim do të bëjnë masat e sigurisë, ku mbrojtësit ligjor të juglindjes kanë vendosur që të rikthehen në gjyqe pas dy ditësh për të mos krijuar kolaps në sistemin gjyqësor.

 

NEVZAT TARELLI
ZV/KRYETAR I DHOMES SE AVOKATISE, KORÇE

“Kemi vendosur Bojkot pa afat deri në marrjen e një vendimi nga Këshilli drejtues i Dhomës së Avokatisë së Shqipërisë. I cili pritet të dalë brenda 2-3 ditëve. Përjashtim bëjnë masat e sigurimit personal dhe masat për sigurimin e padisë. Ky vendim ka ardhur për të mos krijuar kolaps në sistemin gjyqësor por për të treguar qëndrimin tonë për të ndryshuar atë pjesë nga ky variant i hartës që ne e konsiderojmë të papranueshme. Nuk kemi asnjë lloj tërheqje kemi bojkotuar edhe masat e sigurimit personal për dy ditë duke i lënë gjykatës hapësirën për të rakorduar punën. Ne kemi mbështetjen e të gjithë faktorëve qoftë të pushtetit lokal por edhe përfaqësues të legjislativit të zgjedhur që mbulojnë rajonin e Korçës të gjitha na kanë ofruar mbështetjen e tyre.”

 

Vendimit për të mos marrë pjesë në seanca, iu bashkua edhe Dhoma e Avokatisë së Lezhës, e cila njoftoi se asnjë mbrojtës ligjor nuk do të jetë i pranishëm deri në datë 1 korrik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *