Subscribe

Avokati i njohur Spartak Ngjela ishte i ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, ku bisedohej lidhur me zhvillimit e fundit në vend e veçanërisht për vlerësimin e gjyqtarit Ardian Dvorani nga Departamenti Amerikan i Shtetit për Luftën kundër Korrupsionit.

Ngjela u shpreh se referime të tilla nga DASH përfundojnë duke marrë postin e presidentit duke përmendur këtu edhe Sali Berishën, të cilin sipas tij, e promovuan gjithashtu amerikanët në ’91-in.

“Cili është precendi amerikan në luftën kundër korrupsionit ose kundër dhe diktaturave? Ata mbështeten tek një njeri, të cilin e promovojnë, simulojnë dhe i japin këto merita që kanë.

Saliun e parë të ’91-it kush e promovoi? Politika amerikane, e cila u pendua, sepse ky ishte pemë pa kokrra dhe e rrëzoi. Ky është precedenti i politikës amerikane dhe unë nuk kam se si dal nga precedent se unë nuk shtiva fall se ç’mendim kanë ata për të ardhmen e Shqipërisë… Por, si rregull, këta përfundojnë president, sepse vlerësimi ishte shumë i lartë.”

One thought on “Avokat Ngjela: Kush e promovoi Saliun e vitit 91?

  1. O Sparto ai Saliu të dha famë ty palaçoje. Ty duheshte të kalbesh në burgë për tentim përdhunimi. Ty pa pikë turpi del dhe na shet pordha, dhe jo vetëm ty.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *