E enjte, 24 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Avioni sportiv bën ulje të detyruar në livadhet e Vermoshit

Bën ulje të detyruar një avion sportiv në Malësinë e Madhe.

Raportohet se avioni i vogël ka pasur probleme dhe piloti e ka ulur në livadhet e Vermoshit.

Burime për Vizion Plus bëjnë me dije se në momentin e uljes, avioni duket që është përplasur me forcë në tokë pasi mbetje të avionit janë shpërndarë në zonën e uljes.

Nga ngjarja nuk ka persona te plagosur.

Ende nuk ka një njoftim për këtë ngjarje për të kuptuar origjinen e avionit, nëse ishte turistik apo i përdorur për veprimtari kriminale.

Më shumë video

Reklamë