E hënë, 9 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Avioni luftarak rus provokon “spiunin” amerikan

Një aeroplan luftarak rus dhe një aeroplan vëzhgues amerikan, kanë fluturuar rrezikshëm afër njëri-tjetri këtë javë mbi Detin Baltik, gjatë një ballafaqimi, të cilin ushtria e Shteteve të Bashkuara e konsideroi “jo të sigurt”.

 

Aeroplani rus e ka interceptuar aeroplanin amerikan të spiunimit, të tipit RC-135, pardje, derisa fluturonte në hapërisën ndërkombëtare, ka thënë një zëdhënëse e Pentagonit.

 

Reklamë

Sipas saj, aeroplani amerikan nuk ka bërë asgjë që do të mund e provokonte sjelljen ruse.

 

Kjo zëdhënëse nuk i ka konfirmuar raportet në mediat amerikane se të dy aeroplanët ishin afër në 1.5 metër larg njëri-tjetrit.

 

Ky ballafaqim, që ka ndodhur 40 kilometra nga rajoni i Kaliningradit, është konsideruar “jo i sigurt” për shkak se pilotët rusë kishin “kontroll të dobët të aeroplanit dhe shkallë të lartë të shpejtësisë përmbyllëse”, kumtoi ushtria amerikane.

 

Ministria e mbrojtjes e Rusisë e ka kontestuar përshkrimin amerikan, duke thënë se aeroplani i Shteteve të Bashkuara bëri lëvizje “provokuese” kah aeroplani luftarak rus i tipit, Su-27, raporton Radio Europa e Lire.

 

Gjatë muajve të fundit kanë ndodhur disa incidente të këtilla ndërmjet aeroplanëve luftarakë aemrikanë dhe rusë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë