Subscribe

212 afganë largohen drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, pas 7 muajsh qëndrim në vendin tonë.

 

Përcjellja e tyre u bë nga ministrja e jashtme Olta Xhaçka dhe ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim.

 

OLTA XHAÇKA

MINISTRE PER EVROPEN DHE PUNET E JASHTME

Ka qenë një nder për ne që të ndihmojmë partnerët tanë në kohën e tyre të nevojës dhe  jam e sigurt se aleanca dhe miqësia jonë vetëm sa do të forcohet dhe ka hyrë në një fazë të re ose në një fazë të re për shkak të këtij operacioni.  Më lejoni t’ju them këtë, si dikush që ka qenë emigrant në Shtetet e Bashkuara, që ka studiuar atje, që ka jetuar atje, që njeh Shtetet e Bashkuara, ky është vendi më i mirë dhe vendi i mundësive, dhe  nëse ia dolët në Afganistan, pavarësisht rrezikut, vështirësive, jam e sigurt se do të keni një të ardhme fantastike në Shtetet e Bashkuara.

 

YURI KIM

AMBASADORE E SHBA NE TIRANE

Të gjithë ju. Shqipëria, siç e dini, ishte vendi i parë që u ngrit dhe tha: Ne do të ndihmojmë. Ejani tek ne. Dhe ajo që kam mësuar në dy vitet e mia këtu në Shqipëri është se populli shqiptar e merr shumë seriozisht mundësinë, përgjegjësinë për t’i hapur derën një të huaji në nevojë dhe për t’ju bërë të ndiheni se jeni vërtet një mysafir. Sonte, ju po filloni kapitullin e jetëve tuaja të reja në Amerikë. Ju do t’i bashkoheni një kombi emigrantësh dhe paraardhësve të emigrantëve nga e gjithë bota, duke u bashkuar me të tjerë nga Afganistani dhe Shqipëria dhe qindra të tjerëve.

 

Në gushtin e një viti më parë 2400 afganë u strehuan në vendin tonë, pasi jeta e tyre rrezikohej nga persekutimi taleban.

 

Me ikjen e 212 të parëve, Shqipëria mbetet vendbanimi i përkohshëm edhe i 2188 të tjerëve.

 

Në atë kohë vendimi i qeverisë parashikoi qëndrimin e afganëve për të paktën një vit nga koha e ardhjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *