E premte, 18 Shtator 2026 Lajme Ora 15:00 dhe Moti deri në 15:40 Në vijim ora 15:40: Fat i Hidhur Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Vendi

Avionët e NATO “pushtojnë” Tiranën/ FOTO

Ashtu edhe sic ishte paralajmeruar avionet e NATO kanë “pushtuar” qiellin e Tiranës këtë të enjte.

5 avionë të Aleancës së Atlantikut të Veriut, konkretisht: AWACS; 2 F – 16 dhe 2 Eurofighter, F – 2000 A, kanë kryer një fluturim demonstrative mbi kryeqytet rreth orës 11:00.

Ky spektakel i avioneve të NATO-sa u bë në kuadër të vizitës zyrtare që po zhvillon në Shqipëri, Komandanti i  Forces Ajrore te NATO, gjeneral Tod Wolters.

Ai u prit nga Ministrja Xhacka ndërsa qëllimi kryesor i vizitës është konfirmimi për ndërtimin e bazës ushtarake të NATO, në Kuçove.

Me poshte disa foto te shkrepura nga agjencia LSA gjate fluturimit demonstrativ te avioneve te NATO ne Tirane.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Më shumë video