Subscribe

Kompleksi më i madh i turizmit në Shqipëri, “San Pjetro Resort”, tashmë po merr formën e tij, për t’i dhënë jo vetëm Durrësit, por vendit në tërësi, një standard të ri në këtë sektor. Vetëm tre muaj nga nisja e ndërtimit, punimet janë në një fazë të avancuar, të mjaftueshme për të kuptuar se resorti do të jetë një oaz shplodhjeje, një destinacion që i mungon Shqipërisë prej vitesh. Kompleksi përfaqëson investimin më të ri të gjelbër, një projekt revolucionar sipas standardeve më moderne, në bregdetin e Adriatikut, i cili mund të thuhet pa frikë se do të jetë edhe më i madhi në Ballkan.

 

Ing. Genti Perzhita: Ka rreth 3 muaj direkt pas inaugurimit që ka filluar ekzekutimi i projektit të ndërtimit të kompleksit rezidencial “San Pietro”, i cili përbëhet nga një hotel me 5 yje, si dhe zona tjetër rezidenciale që ka një shumëllojshmëri vilash dhe minipallate. Plani i kohës është ambicioz, pasi aktorët që janë përfshirë në këtë projekt kanë kërkuar ritme shumë të shpejta dhe deri tani jemi shumë mirë me planin, ritmet janë fantastike, falë kjo edhe kompanive që kemi kontraktuar, por edhe bashkëpunimit të integruar, si formë menaxheriale që kemi ne. Për sa i përket cilësisë së punimeve, kërkohet fort nga investitorët që çdo material dhe produkt që futet në kantier, të jetë i normës europiane. Kemi kërkesa strikte që nga procedurat e magazinimit e deri tek metodologjia e punës në aplikim. Projekti ka kushte të mira edhe si ambient pune, respektohen normat e larta të sigurisë teknike, si dhe shoqërohet me kritere të forta përsa i përket mbrojtjes ambientale.

 

Volumi i punimeve është i madh. Kompleksi rezidencial është organizuar në mënyrë efektive nga mënyra e shpërndarjes së objekteve rezidenciale dhe hapësirave rekrative. Mbi të gjitha, punimet janë të një standardi europian, ndërsa është konceptuar që resorti të ketë më shumë shtrirje gjeografike, se sa lartësi ndërtimi.

 

Ing. Genti Perzhita: Gjithçka që do të përdoret në këtë projekt është e normativës europiane, gjë që e bën shumë më të qartë gjithë punën dhe ekzekutivimin e projektit. Gentplani i objekteve është i tillë që ka respektuar koeficientin e shfrytëzimit, është i lartë, është i normativës europiane dhe sigurisht që kjo në anën e ekzekutivimin e punimeve na ndihmon, pasi hapësirat janë të mjaftueshme që të punojmë me ritme të shpejta dhe mund të fusim më shumë punëtorë në sipërfaqe.

 

Qëllimi është që ky resort të kthehet në destinacionin turistik më të frekuentuar në Shqipëri e në rajon. Dhe kjo do të ndodhë falë cilësisë së ndërtimit si dhe infrastrukturës.

 

Ira Aga: “San Pietro” është pozicionuar në natyrën e mrekullueshme të Gjirit të Lalzit, me një shtrirje prej një kilometër në detin e Adriatikut, duke zënë rreth 350 mijë metra katrorë sipërfaqe, ky kompleks do të shndërrohet në destinacionin kryesor turistik të individëve dhe familjeve që kërkojnë siguri, cilësi në ndërtim dhe infrastrukturë. Afërsia me qendrat kryesore të banimit, i mundëson banorëve, që të shijojnë jetesën e tyre në “San Pietro Resort”, jo vetëm gjatë stinës së verës apo sezonit të pushimit, por gjatë gjithë vitit. Meqenëse Gjiri i Lalzit është një destinacion shumë afër kryeqyteteve të Eruopës, e bën edhe vendin ideal, për të investuar, pushuar dhe gjithashtu për të jetuar gjatë gjithë ditëve të vitit.

 

Një tjetër garanci se ky do të jetë resort i një standardi  elitar në Shqipëri është edhe bashkëpunimi me kompaninë e njohur nga Spanja “Melia Grup”.

 

Ira Aga: Ky kompleks rezidencial vjen me një investim gjigand, i pari në Shqipëri si për nga madhësia, ashtu dhe për nga mënyra e luksit që garanton. Kjo vjen falë bashkëpunimit tonë që kemi me kompaninë e huaj “Melia Group”, e cila ka pjesën e menaxhimit të resortit. Ky kompleks rezidencial ka dhe pjesën e tij të hotelit, i cili është hoteli i parë me 5 yje në Shqipëri, që vjen falë bashkëpunimit tonë me kompaninë “Melia Group”, i cili është një emër ndërkombëtar në fushën e hotelerisë. “Melia Group” është shtrirë në mbi 40 vende të botës me mbi 350 hotele dhe kanë zgjedhur pikërisht kompleksin tonë “San Pietro” si për nga bukuria, ashtu dhe për nga shtrirja gjeografike, që ka projekti. 

 

Resorti me standardet më moderne, në harmoni dhe respekt të plotë me peizazhin, pritet të sjellë një zhvillim të jashtëzakonshëm ekonomik, me theks nxitjen e turizmit. Projekti “San Pietro” në Gjirin e Lalzit, do të ofrojë dhe shërbimin “All Inclusive”.  Ajo çka garantojnë kompania ndërtuese “Edil Al”, si dhe spanjollët e “Melia Grup” është se shprehja  “Shtëpi e Ëmbla Shtëpi”,  nuk do të jetë thjesht një slogan.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *