Subscribe

 

Autostrada që lidh Elbasanin me Tiranën do të përfundojë brenda këtij viti. Lajmin e dha kryeministri Rama pas përfundimit të mbledhjes së qeverisë në Elbasan, ku theksoi se përfundimi i kësaj vepre, është çështje financimi dhe se ekzekutivi do ta marre përsipër atë.

 

“Rruga gropa e një marrëzie të shkuara dhe babëzie të freskët. Për babëzinë e freskët shpresoj të paguajnë përgjegjësit të cilët janë në hetim. Deri në fund të vitit do përfundojë”

 

Këshilli i Ministrave vendosi shkrirjen e drejtorive rajonale të bujqësisë. Vendin e tyre do ta marrin agjenci të reja dhe për këtë është vendosur një skemë prej 8 institucionesh në rang vendi, ku 4 do të përqendrohen tek problemet e bujqësisë, ndërsa të tjerat në veterinari dhe mbrojtjen e bimëve.

 

“Me këtë proces reformimi do forcojmë agjencinë më shumë, do krijojmë një instrument real për ata që kanë nevojë për këshillim bujqësor, në veterinari dhe mbrojtjes së bimëve”

 

Rama lajmëroi edhe nisjen e punës për ndërtimin e linjës së intekunjeskionit, që lidh Fierin me Elbasanin dhe përfundon në Manastir të Maqedonisë.

Në mbledhje u vendos rritja e investimeve në infrastrukturën në Qarkun e Elbasanit. Pjesë e projektit “100 fshatrat”, tha kryeministri, do të jenë edhe 8 zona rurale të këtij Qarku.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *