E martë, 10 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Autostrada Tiranë-Durrës, rruga e shpejtësisë

Autostrada Tiranë- Durrës, vazhdon të mbetet një nga akset problematike për shpejtësinë mbi normat e lejuara. Gjatë natës efektivet e policisë rrugore te Tiranës pezulluan 13 leje drejtimi për shkak të shpejtësisë. Shpejtësia e matur nga radarët varionte nga 138- 166 kilometra në orë. Në tre raste drejtuesit janë konstatuar se kishin përdorur alkool dhe lëviznin me shpejtësi shumë të madhe, duke u bërë rrezik potencial për aksidentet. Nje dite me pare Policia Rrugore nisi nje fushate ne te gjithë vendin per te ndërgjegjësuar drejtuesit e mjeteve.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë