ARRSH në bashkëpunim me policinë kanë informuar se duke filluar nga e mërkura deri me 7 korrik do të zhvillohen disa punime në autostradën Tiranë-Durrës.

 

Sipas njoftimit të ARRSH-së akset ku pritet të ketë probleme me qarkullimin për shkak të punimeve janë: autostrada Tiranë – Durrës, si dhe në segmentin rrugor ish-Dogana- Qafë-Kashar-Vorë.

 

“Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe Policia e Qarkullimit Rrugor informojnë se, duke nisur nga dita e Mërkurë datë 8 Maj 2019 ora 08:00 në mëngjes deri në datë 17.07.2019, në kuadër të projektit “Mirëmbajtja dhe Siguria Rrugore Bazuar në Rezultate”, financim i Qeverisë së Shqipërisë dhe Bankës Botërore, do të realizohen punime në rrugë si më poshtë vijon: Rehabilitim i sistemit te ndriçimit në Autostradën Tiranë-Durrës, nga Km 0+000 deri në Km 14+750, Segmenti rrugor: ish Dogana-Qafë Kashar-Vorë. Qarkullimi i mjeteve në pjesën ku do të kryhen punimet do të jetë me shpejtësi të reduktuar, lëvizja e mjeteve do të drejtohet në 1 korsi (Punimet kryhen vetëm gjatë njërit drejtim të rrugës) dhe do të realizohet në përputhje me sinjalistikën e vendosur sipas Planit të Menaxhimit të Trafikut të miratuar.”

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *