Policia e Vlorës finalizoi operacionine  koduar “Autostrada” duke arrestuar ne flagrancë shtetasin Erjon Malaj 28 vjec banues në këtë qytet.

 

Të riut iu gjet në automjet 1 armë zjarri tip pistolete me 6 fishekë si dhe një palë dylbi, ndërsa në banesë iu sekuestruan 40.8 kg kanabis.

 

Gjithashtu është bërë shpallja në kërkim e shtetasit E (K).K., 37 vjeç, banues në Vlorë, pasi në aksin rrugor Vlorë-Novoselë, në momentin e ndalimit nga policia të mjetit tip “Peugeot”, (ku udhëtonin të dy shtetasit), ky i fundit ka dalë nga mjeti dhe është larguar duke përfituar nga errësira.

 

Po punohet për kapjen dhe ndalimin e shtetasit E.K., të cilin policia e ka shpallur në kërkim.

 

Janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale:

1 armë zjarri tip pistoletë me 6 fishekë,

40.8 kg lëndë narkotike kanabisi

2 automjete tip BMË e Peugeot dhe 1 palë dylbi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *