Subscribe

Marrëveshja mes Korporatës Elektro Energjitike dhe Kompanisë së Shpërndarjes për të blerë energjinë e tepruar nga KESH direkt, pa ia shitur njëherë operatorëve privatë dhe më pas ata OSHEE-së, ka bërë që sektori Elektro Energjitik të përfitojë 6 milion euro vetëm për 6 muajt e parë të zbatimit të saj. Duke parë këto përfitime, Autoriteti i Konkurrencës thotë se kjo marrëveshje është në shkelje të rregullave ta konkurrencës, por duke qënë se ka fitime për kompanitë të cilat janë publike, duhet të reflektohet në uljen e çmimit të energjisë për konsumatorët. Lindita Milo thotë se marrëveshja ka qënë favorizuese për një palë, kompaninë e shpërndarjes, prandaj ajo duhet të zbatohet vetëm në kohën e tepricave të mëdha të prurjeve hidrike dhe jo në kohë të zakonshme. Kjo pasi edhe KESH duhet të bëhet një kompani rentabël dhe të sigurojë fitime. Ndërmarrjet në sektorin energjetik, kanë ende një borxh të lartë mes njëra-tjetrës, i cili shkon në vlerën e 700 milion eurove. I kontaktuar nga Vizion Plus, kreu i Entit Rregullator, shprehet se që të ndodhë ndryshimi i tarifave të energjisë elektrike, duhet që fillimisht sektori të ketë stabilitet. Përpara ndryshimit të çmimit, ERE po përpiqet të rregullojë cilësinë e furnizimit me energji elektrike. Megjithatë në dhjetor, sërish kompanitë do të aplikojnë për tarifat e reja te çmimeve dhe do të jetë bordi që do të vendosë, nëse ka apo jo ndryshim të çmimit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *