Në kuadër të masave të marra nga qeveria për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, Autoriteti i Aviacionit Civil bën me dije se janë pezulluar deri në një urdhër të dytë të gjitha fluturimet nga Shqipëria.

 

Qytetarëve iu është bërë apel që të evitojnë blerjet e biletave të transportit ajror nga çfarëdo burimi, kompani ajrore, agjenci apo faqe të ndryshme në internet të paktën për javët në vazhdim.

 

Po ashtu, bëhet me dije se data e rifillimit të fluturimeve do të varet nga ecuria e gjendjes ndërkombëtare.

 

“Këshillojmë të gjithë qytetarët të evitojnë blerjen e biletave të transportit ajror nga çfarëdo burimi (kompani ajrore, agjenci apo faqja të ndryshme në internet) të paktën për javët në vazhdim, deri sa të njoftoheni nga kanalet zyrtare për ri-fillimin e fluturimeve.”

 

Ndërkohë, sa i përket shtetasve shqiptarë të bllokuar jashtë vendit, qeveria shqiptare, nëpërmjet kompanisë “Air Albania”, do të kryejë fluturime riatdhesimi falas nga vende të ndryshme të Evropës drejt Tiranës në ditët në vijim.

 

“Për këtë bashkëqytetarët e ngelur jashtë kufijve të Shqipërisë duhet të shkruajnë tek  ëë.shqiperiaqeduam.al për të regjistruar kërkesën për kthimin e tyre, dhe/ose nëpërmjet kontaktit të Ambasadave apo Konsullatave tona më të afërta pranë tyre. Këto janë kohë të pazakonta dhe kërkojnë ndërgjegjësimin qytetar për zbatimin e të gjithë rregullave të vendosura nga institucionet shtetërore për menaxhimin e situatës. Për çdo paqartësi apo pyetje jeni të lutur të na shkruani drejtpërsëdrejti në adresën e emailit [email protected] dhe [email protected] dhe ne do t’ju përgjigjemi zyrtarisht në kohë rekord. Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe të bashkuar, por larg fizikisht, do ta kalojmë këtë situatë dhe do të fluturojmë e takohemi serish”, thuhet në njoftimin e Autoritetit të Aviacionit Civil.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *