Së paku shtatë persona janë vrarë dhe 27 të tjerë janë plagosur pasi forcat ruse hapën zjarr ndaj autobusëve me civilë në fshatin ukrainas, Borovaya, pranë qytetit verilindor Harkiv, tha një zëdhënës i zyrës së prokurorit rajonal, raporton AP.

 

Agjencitë ukrainase të sigurisë po punojnë për të përcaktuar rrethanat e sulmit, tha Dmitry Çubenko. Ai shtoi se hetuesit po përcaktojnë gjithashtu rrugët dhe destinacionin e automjeteve që transportojnë civilë, përmes territorit të kontrolluar nga Rusia rreth Borovayas.

 

Prokuroria deklaroi se kishte nisur procedimin penal në lidhje me dyshimin për “shkelje të ligjeve dhe zakoneve të luftës, e kombinuar me vrasje me paramendim”.

 

Pretendimet e autoriteteve ukrainase nuk ishte e mundur të verifikoheshin në mënyrë të pavarur. Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut tha se që nga fillimi i pushtimit rus më 24 shkurt e deri më 13 prill, janë vrarë të paktën 1.964 civilë. Zyra beson se numri i të vrarëve është shumë më i lartë, sepse informacionet nga disa zona vonohen për shkak të armiqësive dhe raporte të tjera janë duke pritur që të verifikohen./R.E.L

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *