Qendra Evropiane për Parandalimin dhe Kontrollin e Sëmundjeve (ECDC) ka ngritur së fundmi alarmin lidhur me shpërthimin e botulizmit në shumë vende të BE-së për shkak të përdorimit të Botox-it për të rënë nga pesha. Neurotoksina botulinum (BoNT) – e njohur edhe si Botox – përdoret zakonisht ppër korrigjimin e problematikave estetike, por që fundmi ajo po përdoret gjerësisht në Turqi për t’u dobësuar.

 

Procedura në fjalë  konsiston në injektimin e BoNT-së në muskujt e stomakut për të ngadalësuar tretjen dhe për ta bërë trupin të ndihet i ngopur për periudha më të gjata. Pavarësisht pretendimeve të bëra nga klinikat që e ofrojnë atë, nuk ka asnjë provë të dokumentuar për të mbështetur efektivitetin e botoksit gastrik për humbje peshe.

 

Që nga fundi i marsit t 2023, ECDC ka lidhur 87 raste të botulizmit (një sëmundje e rëndë e shkaktuar nga bakteria anaerobe Clostridium botulinum që sulmon nervat e trupit duke krijuar vështirësi në frymëmarrje, paralizë dhe në disa raste vdekje) me ineksionin intragastrik të BoNT.

 

Të gjitha rastet e raportuara në Evropë deri më tani përfshinin njerëz që kanë udhëtuar në Turqi dhe i janë nënshtruar kësaj procedurë. Klinikat private në këtë vend e reklamojnë si më të përballueshme në krahasim me vendet e tjera, me një diferencë çmimi prej 40% ose 50%.

 

Dallimi në çmim midis Turqisë dhe vendeve të tjera është kryesisht për shkak se Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) dhe Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) nuk e miratojnë përdorimin e BoNT-së për humbje peshe.

 

Ekzistojnë pesë lloje të ndryshme të botulizmit, disa prej të cilave ndodhin natyrshëm, siç është botulizmi i shkaktuar nga ushqimi i kontaminuar ose botulizmi i foshnjave kur sporet mbijnë brenda zorrëve nën një vjeç.

 

Lloji që lidhet me shpërthimin evropian quhet botulizëm jatrogjen. ECDC inkurajon qytetarët e BE-së që të shmangin trajtimet e humbjes së peshës në Turqi dhe paralajmëron për rreziqet që sjell kjo procedurë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *