E premte, 25 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Autoritetet britanike kapin 7 shqiptarë në një anije mallrash

Autoritetet britanike kanë arrestuar shtatë persona, të cilët dyshohen se janë shqiptarë. Ata u kapën në bordin e një anije mallrash që ishte nisur nga Franca dhe do të ankorohej në Portalnd.

Shërbimet e ndihmës së shpejtë thanë se një person kishte nevojë për kujdes mjekësor në bordin e Chise Bulker. Mirëpo, policia më pas zbuloi se në anije ishin shtatë persona të paidentifikuar dhe se askush nuk kishte nevojë për ndihmë mjekësore.

Dyshohet se kapiteni i anijes u dëgjua ‘duke qarë’, përmes radios, ku kërkonte ndihmë të menjëhershme ndërsa lundronte për në Le Havre, përpara se të kthehej për në Portland.

Një zëdhënës i forcës tha se policia ishte kontaktuar nga shërbimi i ndihmës së shpejtë rreth orës 05:40, kur anija ishte në brigjet e jugut.

Vazhdo të lexosh

Reklamë