Subscribe

Dy zyrtarë serbë nga Kosova Srdjan Jovanoviq këshilltar i kryeministrit Haradinaj dhe Srecko Spasiq këshilltar në Ministrinë e Bujqësisë, janë ndaluar nga autoritet serbe  tek pika kufitare Dheu i Bardhë.

 

Menjëherë pas ndalimit të zyrtarëve ka reaguaar kryeministri Ramush Haradinaj. Përmes një statusi në Facebook, Haradinaj shkruan se është i papranueshëm keqtrajtimi i zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës nga autoritetet serbe.

 

“I papranueshëm keqtrajtimi i vazhdueshëm i zyrtarëve të Qeverisë së Kosovës nga autoritetet serbe. Sot në vendkalimin kufitar Dheu i Bardhë janë ndaluar nga autoritetet serbe, Srdjan Jovanoviq, këshilltar në zyrën time dhe Srecko Spasiq, këshilltar në Ministrinë e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural. Keqtrajtimet e vazhdueshme të autoriteteve serbe janë provokim dhe agresion i Serbisë ndaj Kosovës. Kjo tregon se politika agresive e Serbisë nuk ka të ndalur dhe bllokuesit kryesor të normalizimit të marrëdhënieve janë autoritet serbe.”

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *