Policia identifikoi dhe po kërkon autorin e plagosjes së ndodhur mbrëmjen e kësaj të premteje në lagjen “5 Maji” në Tiranë. Sipas policisë, ai është Kevin Cungu, i cili kërkohej prej disa muajsh për grabitje.
Lexo edhe :
Related Posts
Ai është vëllai i Markelianit, i cili gjithashtu kërkohet për grabitje. Të dy ata grabitën çiftin Laze në Allias disa muaj më parë. Markelian Cungu akuzohet për një sërë grabitjesh, madje ai ka nisur me vjedhje qysh në moshën 12-vjeçare.
Kevin Cungu dyshohet se ka qëlluar 30-vjeçarin, Rexhep Xhekja në këmbë pas një konflikti me motive të dobëta. 30-vjeçari ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën.






