Sulmuesi i Strasburgut Cherif Chekatt mësohet ti ketë thënë taksistit që përdori për tu arratisur pas masakrës në tregunm e krishtlindjes, se e ndërmori këtë akt në shenjë hakmarrje për vëllezerit muysliman të vrarë në Siri.

 

Lajmi bëhet i ditur nga “Le Parisien”, sipas të cilët autori i sulmit, emigranti 29 vjecar e la të lirë taksistin me të cilin u arratis vetëm sepse shoferi i makinës i kishte thënë terroristit që ai ishte praktikant i fesë islame.

 

Në shtëpinë e Cherif Chekatt u gjeten municione dhe thika por deri tani nuk është gjetur asnjë prove që ai ka qënë i lidhur me organizatën ISIS.

 

Po ashtu në banesë iu gjet edhe nja granate dhe disa materiale që mesa duket janë përdorur që autori të realizonte edhe vjedhje ne banesa, akte kriminale për të cilat ai kishte bërë më shumë se një vitg burg në Gjermani para se të depotohej në Francë.

 

 

Po ashtu në shtëpinë e autorit janë gjetur edhe disa shkrime në arabisht të cilat po analizohen.

 

Gjatë sulmit të kryer ne një zonë shumë populluar si tregu i Krishtlindjeve në Strasburg, 29 vjecari ka përdorur një revolver dhe një thikë.

 

3 persona mbeten të vdekur në këtë ngjarje ndërsa 16 të tjerë mbeten të plagosur.

 

Aktualisht qindra forca policie janë të angazhuar për kapjen e autorit të kësaj masakre ndonese ka dyshime se ai mund të jetë arratisur në Gjermani.

 

Deri tani janë arrestuar dy prinderit dhe dy vëllezerit e autorit.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *