E martë, 6 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Autori i grabitjes së bankës në Tepelenë, person me CV “të pasur” kriminale

Autori i grabitjes  me armë i bankës në Tepelenë është bërë nga një i ri me CV ‘të pasur’ në fushën e aktiviteteve kriminale. Bëhet fjalë për Kriso Ruçin, 25-vjeçarin nga Tepelena që ka ngritur më këmbë policinë e Gjirokastrës dhe FNSH-të por ende nuk kanë mundur ta arrestojnë.

 

Reklamë

Sipas policisë Kristo Ruci është një emër i njohur, pasi më herët është arrestuar për vjedhje dhe është dënuar për kultivim dhe transport droge. Në vitin 2016 policia njoftonte zyrtarisht se Ruçi ishte arrestuar për vjedhjen e një automjeti në ambientet e spitalit rajonal të Gjirokastrës.

 

Ngjarja kishte ndodhur në mars të 2016, ku Kristo Ruçi së bashku me disa persona të paidentifikuar, kanë vjedhur automjetin tip “Benz”, në pronësi të B.M vjeç 54, banues në Fier. Policia në atë kohë arrestoi të riun. Ndërkaq, aktualisht 25-vjeçari ishte në kërkim për kultivim dhe transport droge.

Vazhdo të lexosh

Reklamë