E enjte, 1 Tetor 2026 Zilia deri në 21:00 Në vijim ora 21:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Autori e qëlloi me sopatë/ Sherr për një grua, detaje të reja nga konflikti në Korçë

Detaje të reja kanë dalë nga ngjarja që ndodhi mbrëmjen e kësaj të mërkure në Korçë ku mbeti i plagosur 47-vjeçari, Sokol Duro.

 

Reklamë

Mësohet se konflikti midis dy personave ka nisur për motive banale dhe bëhet fjalë për një femër.

 

Fillimisht dy burrat janë konfrontuar me njëri tjetrin më pas, shtetasi Eno Beqiri ka qëlluar me mjete prerës  47-vjeçarin duke i shkaktuar dëmtime të shumta në gjymtyrë.

 

Autori është vënë në pranga nga Policia.

 

Korçë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit paraprak, i cili bënte fjalë për plagosjen me mjet të fortë të shtetasit S. D., gjatë një konflikti, të ndodhur mbrëmjen e sotme, në lagjen nr. 13, Korçë, ju informojmë se:

Në ambientet e Komisariatit të Policisë Korçë, aktualisht ndodhet i shoqëruar autori i dyshuar i ngjarjes, shtetasi E. B., 42 vjeç, banues në Korçë, me të cilin po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë