Skip to content
  • Kreu
  • Kryesoret
  • Aktualitet
    • Politike
    • Kronike
    • Ekonomi
    • Sociale
    • Kulture
    • Vendi
    • Kosova
    • Bota
  • Rajoni
  • Opinion
  • Gossip
    • Lifestyle
    • Showbiz
  • Sport
  • LIVE
  • EMISIONE
  • SERIALE
Marina Orikum
02 August 2026
Vizion fokus

Incidentet në Ceuta, të paktën 72 viktima, 48 mijë...

Katari dhe Egjipti diskutojnë përpjekjet për uljen e tensioneve...

Irani: Negociatat me Omanin për Hormuzin janë në fazat...

Aksident i rëndë rrugor në Itali, 5 viktima dhe...

Ministri: Izraeli duhet të marrë Gazën nën kontroll të...

Aksident në Rrugën e Kombit, përplasen dy automjete, një...

Zjarret dalin jashtë kontrollit në Greqi, rrezikohet banesat në...

Përplasja e helikopterëve në Greqi, dyshohet për 2 viktima,...

Zjarri në Greqi, përplasen dy avionë që hidhnin ujë...

Pritjet e gjata në pikat kufitare, ministria e Jashtme:...

Autorët studiuan vendin disa orë para atentatit, dalin detaje të reja nga ngjarja në Lundër

19 Prill 18:42

Gazetari i Vizion Plus, Esido Barkaj, ka mësaur detaje të reja rreth atentatit të mbrëmjes së të enjtes në Lundër ku mbetën të plagosur katër të rinj, mes tyre dy të mitur.

Barkaj mëson se nga hetimet e policisë janë zbuluar se dy autorët kanë studiuar mirë vendin ku do bënin atentatin ku mbetën të plagosur 4 persona.

Burime nga policia bëjnë me dije se në orën 3 e 30 të mëngjesit të datës 17 prill, pra të paktën 18 orë para krimit, autorët kanë shkuar pranë vendit ku do kryenin atentatin për të studiuar terrenin.

Verifikimet e kamerave tashmë janë përqendruar edhe në ditët përpara atentatit, për të zbuluar lëvizjet e autorëve.

Çfarë ndodhi në Lundër?

Autorët e plagosjes së katërfishtë, menjëherë pas të shtënave me breshëri plumbash në drejtim të mjetit luksoz tip ‘G-Class’, janë larguar me shpejtësi në drejtim të Elbasanit.

Dy autorët e dyshuar, pasi kanë dalë në autostradë, janë drejtuar drejt Elbasanit, por gjatë rrugës kanë devijuar në disa fshatra, ku edhe kanë humbur gjurmët.

Hetuesit kanë dokumentuar përmes kamerave të sigurisë një pjesë të itinerarit të tyre pas atentatit, por për shkak se janë fshehur në rrugë dytësore rurale, kanë arritur të humbin gjurmët, duke përfituar nga mungesa e kamerave të sigurisë në këto zona.

Gjatë kohës që atentatorët kanë nisur të qëllojnë në drejtim të makinës, përveç shtatë gjurmëve të plumbave që janë gjetur në mjet, një tjetër plumb ka goditur një makinë tjetër që po lëvizte në afërsi. Drejtuesi i saj është larguar menjëherë nga frika, por më vonë ka njoftuar policinë.

Një tjetër pistë që po verifikohet nga policia është ajo e fajdeve, për të kuptuar nëse familja e dy fëmijëve të mitur që mbetën të plagosur është e përfshirë në këto skema të jashtëligjshme apo jo. Hetuesit dyshojnë se një përplasje me persona të tjerë, për shkak të borxheve të pashlyera, mund të jetë motivi i këtij atentati të rëndë.

Edhe në këtë pistë, e cila është ende në fazën e verifikimeve, grupi hetimor beson se autorët mund të kenë ngatërruar shënjestër, duke mos ditur se brenda mjetit ndodheshin shoferi i familjes Demiraj, dy djemtë e mitur dhe fqinji i tyre adoleshent.

Ndërkohë, një tjetër pistë që po hetohet nga Krimet e Rënda është ajo që vrasësit e dyshuar me pagesë mund të kenë pasur si shënjestër eliminimin e gruas së Roan Brahimit dhe jo familjen Demiraj. E veja e Brahimit jeton në vilat luksoze të Lundrës dhe zotëron një automjet të ngjashëm me atë në të cilin po udhëtonin katër personat e plagosur.

Roan Brahimi, i cili u ekzekutua në vitin 2024 në Athinë, në sy të një gruaje tjetër dhe të djalit të tyre të mitur, ishte një nga personat që kishte konflikte të ashpra me klanin e “mbretit” të lojërave të fatit, Ervis Martinaj. Madje dyshohet se pas vrasjes me tre viktima në Fushë-Krujë një prej tyre Brilant Martinaj si dhe pas ekzekutimit të Gentjan Bejtjas, qëndronte pikërisht Roan Brahimi. Këto krime mund të jenë kryer në kuadër të hakmarrjeve.

Mbrëmjen e së enjtes, në të njëjtën ditë që ndodhi atentati në Lundër, në Lezhë u vra babai i Roan Brahimit, Gjovalin Prendi. Gruaja e Brahimit është marrë në pyetje të premten nga policia e Tiranës. Ajo ka deklaruar se nuk ka asnjë ide se kush mund të jenë autorët e vrasjes së vjehrrit të saj apo ata të plagosjes së katër personave në Lundër. Megjithatë, ajo nuk e ka përjashtuar mundësinë që pas ngjarjes në Lezhë të qëndrojnë armiqtë dhe rivalët që kishte bashkëshorti i saj

Dy fëmijët e mitur të familjes Demiraj, përkatësisht 17 dhe 11 vjeç, janë nisur për trajtim mjekësor më të specializuar në Itali. Në gjendje kritike për jetën vijon të jetë 11-vjeçari, i cili është prekur nga plumbi në disa organe jetike.

Posted Under:
Kronike Kryesoret
Tagged:
Detaje Lunder ngjarja Vizion Plus

Nga e njëjta kategori

Të shtëna me armë zjarri në një jaht pranë Palasës

më shumë...

Shkodranët protestojnë kundër konsullatës serbe, qytetari: Serbia të kërkojë falje për krimet që ka bërë dhe të njohë Kosovën

më shumë...

Aksident në Rrugën e Kombit, përplasen dy automjete, një i lënduar niset në spital

më shumë...

Përplasja e helikopterëve në Greqi, dyshohet për 2 viktima, çfarë dihet deri tani

më shumë...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Minute pas minute

10:58

Incidentet në Ceuta, të paktën 72 viktima,...

10:41

Të shtëna me armë zjarri në një...

10:31

Katari dhe Egjipti diskutojnë përpjekjet për uljen...

10:00

Banorët e Selenicës në protestë: Na e...

9:36

Pas përfundimit të fjalimeve para Kryeministrisë, qytetarët...

9:28

Shkodranët protestojnë kundër konsullatës serbe, qytetari: Serbia...

9:12

Tragjedi në plazhin e Pishporos, 49-vjeçari nga...

8:49

Irani: Negociatat me Omanin për Hormuzin janë...

8:24

Protestë në Maliq kundër reformës territoriale, banorët...

7:39

Dita e 64 e protestës, nis grumbullimi...

7:15

Zjarr në Mallakastër, zjarrfikësit sfidojnë terrenin e...

6:57

Aksident i rëndë rrugor në Itali, 5...

6:40

Ministri: Izraeli duhet të marrë Gazën nën...

6:09

Aksident në Rrugën e Kombit, përplasen dy...

5:56

Zjarret dalin jashtë kontrollit në Greqi, rrezikohet...

5:47

Përplasja e helikopterëve në Greqi, dyshohet për...

4:52

I kishte dhënë një 12-vjeçari Jet Ski-n...

4:44

Gushti, muaji i pushimeve, metoda e thjeshtë...

4:40

Tërmet në Elbasan, sa ishte magnituda

4:34

Bulqizë/ U mbulua nga kromi në malin...

Më të klikuarat

  • Tragjike! Humb jetën muzikanti 55-vjeçar, ja çfarë dyshohet
  • Protestat kundër propozimit të PS për reformën territoriale...
  • Detaje nga atentati i dështuar tek Ura e Milotit, “shënjesht...
  • Aksident i rëndë rrugor në Itali, 5 viktima dhe 27 të plagos...
  • Tërmet në Elbasan, sa ishte magnituda
  • Karriera
  • Na kontaktoni
  • Rreth Nesh

Aktualitet

  • Politike
  • Kronike
  • Ekonomi
  • Sociale
  • Kulture
  • Bota

Gossip

  • Gossip
  • Showbiz
  • Lifestyle

Inovacion

  • Shkencë
  • Teknologji

Programacion

  • Emisione
  • Seriale
  • Programi javor
  • LIVE
© Vizion Plus TV Albania 1999 - 2026
Ndalohet riprodhimi i paautorizuar i permbajtjes se kesaj faqeje.