E premte, 13 Nëntor 2026 Takohemi N'vizion deri në 06:55 Në vijim ora 06:55: 7 PA 5 Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Autorët e krimit në Fier shfaqin pendesë, mbeten në qeli

Këta janë tre autorët e grabitjes së pikës së këmbimit valutor në Fier, ku mbeti i vrare shefi i shërbimit pyjor si dhe u plagos pronari i biznesit.

 

Lulëzim Demiraj personi që qëlloi me armë ditën e  grabitjes shfaqi pendese. Përpara trupit gjykues ai kërkoi falje.

 

Reklamë

Tre autoret dolën përpara togave te zeza për masën e sigurisë. Për Zini Fyraj, Lulëzim Demiraj dhe Dashamir Gergali Gjykata caktoi masën arrest me burg. Ata akuzohen për vjedhje me pasojë vdekjen, si dhe armëmbajtje pa leje.

 

Ngjarja e rëndë ndodhi mesditën e së premtes në qendër të qytetit të Fierit, ku tre grabitësit pasi u futen brenda në pikën e këmbimit valutor u përleshen me pronarin Gëzim Hoxha dhe qëlluan ndaj tij duke e lënë te plagosur. Agur Vrenozi tentoi te ndalonte autoret por mbeti i plagosur rende dhe ndërroi jetë një ditë pas në spitalin e traumës në Tiranës.

 

Menjëherë pas ngjarjes autorët morën çantën me para dhe u larguan me makinë. Policia mundi ti arrestonte të tre grabitësit pak orë pasi kishin kryer krimin.

 

Ndërkohë presidenti i Republikës nderoi shefin e shërbimit pyjor te Fierit Agur Vrenozi me “Dekoratën e Artë te Shqiponjës”.

Më shumë video

Reklamë