E enjte, 12 Nëntor 2026 Det i Trazuar deri në 20:45 Në vijim ora 20:45: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Autorë të 12 vjedhjeve, kapen “skifterët” vlonjatë

Policia e Vlorës ka finalizuar këtë të enjte operacionin e koduar “Piratët”, ndërsa ka vënë në pranga dy persona dhe dy të tjerë i ka shpallur në kërkim.

 

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë së Vlorës dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim, si autor të disa vjedhjeve të ndodhura në qytetin bregdetar.

 

Reklamë

Në kuadër të operacionit të koduar “Piratët” është bërë i mundur ndalimi i shtetasve me iniciale M.H., 29 vjeç, E.K., 25 vjeç, me banim në Vlorë, si dhe shpallja në kërkim e A.M dhe L.H

 

Sipas policisë të rinjtë në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë kryer 12 vjedhje banesash në qytetin bregdetar, ngjarje që kanë ndodhur në periudha të ndryshme kohore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë