E mërkurë, 30 Shtator 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Autor i arratisjeve spektakolare/ Gjykata e Tiranës jep mbi 24 vite burg për Ilir Pajën, nuk ekstradohet në Itali

Gjykata e Tiranës vendosi dënimin me rreth 24 vjet e 8 muaj burgim për Ilir Pajën, njohur me nofkën “Ufo”.

 

Reklamë

Në këtë mënyrë Gjykata e Tiranës njohu vendimin e asaj të Milanos që e akuzon Ilir Pajën për një sërë veprash të rënda penale.

 

“Ufo” akuzohet nga drejtësia për vrasje, vrasje të mbetur në tentativë, rrëmbim personi, marrëdhenie seksuale me dhunë me të mitura dhe disa vepra të tjera penale.

 

Ilri Paja është një emër i njohur për drejtësinë. Gjatë kohës që vuante dënimin për vrasjen e një polici, ndonëse në një burg të sigurisë së lartë në shtetin italian, ai arriti të arratisej dy herë.

 

Në vitin 2017 ai rifitoi lirinë me kusht nga Gjykata e Krujës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë