E enjte, 12 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Automjeti në Vlorë përfshihet nga flakët

Një automjet është përfshire nga flaket në orët e para të mëngjesit te kësaj të hënë në lagjen 28 nëntori te qytetit të Vlorës.

 

Automjeti ne pronësi të Shkëlqim Sinani ndodhej i parkuar pranë banesës së tij, në një pallat në këtë lagje, ndërsa nga flaket për disa minuta kanë rrezikuar edhe banesat.

 

Reklamë

Mbërritja ne kohe e zjarrfikësve ka bërë të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa policia ka nisur hetimet për shkaqet e ngjarjes dhe përfshirjes nga flaket te automjetit. Si pasoje e flakëve automjeti është dëmtuar pjesërisht, kryesisht në pjesën e përparme të tij.

 

Sipas policisë automjeti nuk përdorej prej kohesh ndërsa ndodhej i parkuar pranë pallatit ne lagjen 28 nëntori të qytetit te Vlorës.

Vazhdo të lexosh

Reklamë