24-vjeçari Emando Cima u arrestua këtë të martë nga Policia e Kurbinit.

 

I riu u prangos sepse ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar pasi Gjykata e Kurbinit dhe Gjykata e Luksemburgut i kishin caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprat penale “Vjedhja” dhe “Vjedhja më shumë se njëherë, duke sjellë pasoja të rënda”.

 

Kur u vu në pranga, 24-vjeçari po qarkullonte me një mjet tip “Benz”. Brenda makinës efektivët i gjetën një armë zjarri automatik me dy krehra, një pistoletë dhe municion luftarak.

 

Nga strukturat hetimore të Lezhës po vijojnë hetimet sepse dyshohet se Ermando Cima do të kryente vjedhje me armë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *