E martë, 29 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Automatik dhe pistoletë në shtëpi, pranga 54-vjeçarin

Një 54-vjeçar është vënë në prangat e policisë së Shkodrës, pasi akuzohet për armëmbajtje pa leje.

 

Reklamë

Sipas policisë, kanë qenë qytetarët ata të cilët kanë informuar se 54-vjeçari me inicialet V.K., mbanë armë në shtëpi.

 

Pas kontrollit të ushtruar  nga uniformat blu në banesën e të arrestuarit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, një armë zjarri Automatike dhe një Pistoletë, me krehër dhe fishekë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë