Autobuzi urban i linjës Durrës-Porto Romano ka marrë flakë duke u djegur plotësisht.

 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16: 30 në kohën që autobuzi udhëtonte drejt Porto Romanos.

 

Fillimisht është konstatuar një re tymi që ka hyrë në mjediset e brendshme,  ndërsa më pas pasagjerët kanë zbritur të gjithë.

 

Flakët e kanë përfshirë shumë shpejt të gjithë autobuzin, duke krijuar edhe një shtëllungë gjigande tymi.

 

Mjetet e zjarrfikësve kanë mbërritur në vendngjarje dhe e kanë fikur pas disa minutash. Nuk ka pasur dëmtime të pasagjerëve apo shoferit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *