Subscribe

Kjo e enjte shënoi javën e dytë të rihapjes së transportit ndërqytetas, pas pezullimit të aktivitetit prej afro 4 muajsh për shkak të pandemisë.

Por gjatë këtyre 15 ditëve rikthimi në punë, shoferët janë më pesimist se kurrë për shkak të mungesës së udhëtarëve.

Edhe pse udhëtarët mungojnë, autobusët e linjave ndërqytetëse detyrohen të bëjnë përpjekje të forta me konkurrencën e paligjshme.

Situatën e vështirë e bënë të ditur sot edhe shoqata e transportit ndërqytetas. Krerët e saj i kërkuan qeverisë dhe bashkisë së Tiranës që t’i lehtësojnë barrën financiare duke hequr taksat 

Anëtarët e shoqatës paralajmëruan se nëse këto kërkesa injorohen nga autoritetet, aktiviteti i transportit ndërqytetas mund të pezullohet sërish.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *