E mërkurë, 7 Tetor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:15 Në vijim ora 13:15: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Autobusi përplaset me makinën në aksin Levan-Fier, automjeti përfundon në kanal

Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin Fier- Levan  në vendin e quajtur  “Kthesa e Azotikut”.

Paraprakisht mësohet se një autobus që udhëtonte në drejtim të Vlorës  është përplasur me një automjet tip “ Audi” i cili ka përfunduar në kanalin anësor të rrugës , por fatmirësisht pa të lënduar.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për përcaktimin e shkaqeve të këtij aksidenti dhe disiplinimin e trafikut./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë