Pesë persona kanë mbetur të plagosur pasi një autobus doli nga rruga dhe përfundoi në një kanal me ujë në Maqedoninë e Veriut.
Raportohet se autobusi i përkiste një fabrike dhe në të udhëtonin punëtorët e saj të cilët po ktheheshin në shtëpi pasi kishin mbyllur turnin e tretë të punës.
Aksidenti ndodhi pranë fabrikës në zonën industriale “Zhabeni”. Mes të plagosurve ishte edhe shoferi i autobusit. Ata u dërguan në spital dhe fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.