E martë, 6 Tetor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Autobusi me pasagjerë nga Kosova përplaset me kamionin në Gjermani, 30 të lënduar, 2 në gjendje të rëndë

Gjermani – Një aksident i rëndë ka ndodhur pak pas mesnatës në autostradën Salzburg-Mynih, pranë kryqëzimit të Irschenbergut, ku një autobus është përplasur me një kamion.

Sipas të dhënave të fundit nga policia gjermane, 30 nga 50 pasagjerët që ndodheshin në autobus kanë pësuar lëndime, dy prej tyre në gjendje të rëndë. Katër persona janë dërguar në spital për trajtim mjekësor.

Reklamë

Mediat gjermane raportojnë se autobusi vinte nga Kosova.

“Pak pas mesnatës, 30 persona u plagosën kur një autobus u përplas me një kamion në autostradën A8 pranë kryqëzimit të Irschenbergut. Autostrada u mbyll në drejtim të Mynihut për disa orë”, njoftojnë mediat vendase.

Sipas hetimeve paraprake, shoferi i autobusit e kishte parë kamionin që po vinte përpara shumë vonë. Ai u përpoq të devijonte majtas, por u përplas me rimorkion e kamionit. Pjesa e përparme e autobusit u godit në pjesën e pasme të rimorkios dhe pësoi dëme të rënda.

Sipas njoftimit të policisë gjermane, si pasojë e aksidentit u lënduan 30 persona. Dy prej tyre janë në gjendje të rëndë dhe u shtruan në spital për trajtim të mëtejshëm, ndërsa katër të tjerë u dërguan në klinika për ekzaminime.

Në vendngjarje shkuan ekipe të shumta të ndihmës së shpejtë, mjekë emergjence, sanitarë dhe një helikopter. Autostrada në drejtim të Mynihut u bllokua plotësisht për rreth dy orë.

Vazhdo të lexosh

Reklamë