E diel, 27 Shtator 2026 Serial deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Eat And Traditë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Autobusi i nxënësve përplaset me makinën, një i plagosur në Vlorë

Një person është plagosur pasditen e kësaj të diele në Vlorë si pasojë e një aksidenti.

 

Informacionet bëjnë me dije se aksidenti ka ndodhur në orikum të Vlorës, ku një makinë Fiat me targa AA 309 KL është përplasur me një autobus.

 

Nga aksidenti mësohet se drejtuesi i makinës ka mbetur i plagosur, i cili është dërguar në spitalin e Vlorës për ndihmë mjekësore.

 

Ndërkohë nuk dihet asnjë detaj tjetër në lidhje me këtë aksident, uniformat blu po punojnë për zbardhjen e plotë të tij.

Vazhdo të lexosh