Subscribe

Qeveria ka deklaruar publikisht se do ulë tarifën në Rrugën e Kombit për banorët e zonës, ndërsa biznesi po negocion për një kosto më të reduktuar për kamionët, por shoqata e transportit ndërurban e autobusëve, thotë se nuk është pjesë e këtyre negociatave.

 

“Ne nuk na ka njoftuar njeri, s’jemi pjesë e negociatave. Por ndërkohë e kemi shprehur edhe më herët që kjo tarifë do të rëndojë qytetarin, pasi ne do të jemi të detyruar të rrisim çmimin”

 

Kreu i shoqatës ndërqytetas Kujtim Mema thotë se janë 6 autobusë që bëjnë rrugën Tiranë-Kukës dhe anasjelltas çdo ditë, me një biletë që kushton 500 lekë. Nëse tarifa në segmentin Milot- Morinë nuk do të rishikohet,  atëherë bileta për pasagjer do të kushtojë 100 lekë më shtrenjtë.

 

Sipas tarifave në fuqi, një autobus do të paguajë 22.4 euro vajtje–ardhje. Por kreu i shoqatës thotë se aplikimi i kësaj tarife është absurd, për aq kohë sa koncesionari nuk ka përfunduar ndërtimin  e plotë të rrugës.

 

“Rruga nuk ofron siguri. Aty mund të hyjë kush të dojë dhe mund të behët shkak për të ndodhur një aksident. Ndaj dhe rreziku është i madh. Nuk mund të parapaguajmë për një rrugë që nuk ka përfunduar dhe nuk ofron asgjë nga pikëpamja e sigurisë. Nuk është kjo praktika që zbatohet në vendet evropiane. Më ofro rrugë me standard dhe siguri dhe më pas unë do të paguaj tarifën”-thotë Mema.

 

Brenda muajit maj qeveria do të arrijë një marrëveshje të re me koncesinarin për tarifat që do aplikohen. Qëllimi është reduktimi i tyre për banorët dhe bizneset që do të konsiderohen përdorues të shpeshtë të rrugës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *