Subscribe

Kjo thirrje që dëgjohet në çdo lagje të kryeqytetit ndonëse mund të jetë bezdisëse për disa, është zgjidhje për pjesën tjetër.

 

Prej dekadash në disa zona të Tiranës furnizimi me ujë bëhet në këto kushte, me bidonë plastik dhe me kosto në varësi të litrave të ujit qe merret nga autobotet.

 

Mbi 100 automjete të tillë janë të regjistruar në qendrën kombëtare të biznesit dhe të pajisur me një numër NIPT çka ligjërisht u garanton veprimtarinë.

 

Ndërkohë që licencimi për ushtrimin e aktivitetit i cili jepet me autorizim të Inspektoratit Shëndetësor, merret për tregtim të ujit të patrajtuar. Ky ujë që furnizohet nga burimi pranë depos së ujësjellësit duhet të përdoret për vaditje apo arsye të tjera, por jo për konsum personal pasi nuk është i testuar nga laboratorët e ISHP. Megjithatë në praktikë ky ujë përdoret si i pijshëm nga banorët në kryeqytet prej vitesh.

 

Edhe pse nuk ka pasur raste të regjistruara për një problematikë të tillë, mjekët nuk e shmangin një mundësi që konsumi i këtij uji të patrajtuar të bartë baktere.

 

Edhe në rastet kur janë konstatuar cisterna uji me përmbajtje dheu apo papastërti të tjera, inspektoratet në këtë rast nuk kanë të drejtë të pezullojnë licencat e mjeteve pasi ky ujë nuk shitet si i pijshëm ligjërisht dhe mbetet në zgjedhjen e klientëve që ta përdorin atë për konsum personal.

 

Megjithatë përpara një situate të tillë që mund të jetë shqetësuese për shëndetin e konsumatorit, burime të inspektoratit shëndetësor konfirmojnë për Vizion Plus se së shpejti do të nisë në terren inspektimi bashkë me policinë bashkiake për rastet abuzive dhe për të marrë masat e nevojshme që ky ujë i patrajtuar biologjikisht të mos konsumohet nga qytetarët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *