Subscribe

Mendon se do të shijosh përmes tablosh jetën e dikujt. Kjo është përshtypja e parë kur ftesa e Galerisë Kombëtare vjen me titullin “Autobiografi”. Por nuk është autobiografia e Xhevdet Xhafës. Teksa shëtit në hapësirat e galerisë, tablotë në përmasa të mëdha rrëfejnë jetën e një populli.

 

Tablotë plot shtresëzime në ngjyra, materiale e teknikë të përdorur, fshehin mes tyre elementë të traditës, të folklorit, por edhe të ngjarjeve të mëdha historike që kanë prekur edhe të parët e shqiptarëve.

 

E ndarë në dhoma ku rrëfehen epoka të ndryshme të artistit, kuratori është kujdesur që në fund vizitori të mos ndihet vetëm shqiptar, ndonëse tablotë janë kuqezi.

 

“Kjo është autobiografia e Xhevdet Xhafës, jo e imja. Por, lidhja ime me profesor Xhafën është shpirtërore. Përtej imazheve dhe elementeve folkorikë që gjen në veprat e tij, apo historisë që ai apo populli shqiptar ka kaluar, ka shumë ndjesi. Ai është një artist me shumë  dimensione, si veprat që kanë disa shtresa. Kjo nuk është ekspozita e parë e Xhafës. Kam pasur mundësi t’i kuroj veprat e tij edhe më herët në të tjera galeri europiane.”

 

Është hera e parë që Xhevdet Xhafa ekspozon në Galerinë Kombëtare të Arteve. Kryesisht rrugëtimi i tij artistik përfshin ekspozita në New York, Sidnej, Vjenë e Romë. Në Tiranë, veprat e tij do të ekspozohen deri më 15 tetor në kuadër të kalendarit kulturor Shqipëri – Kosovë.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *