E premte, 6 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 13:10 Në vijim ora 13:10: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Politikë

Austria: Të çelen negociatat!

Austria kërkon hapjen e menjëhershme të negociatave të anëtarësimit me Shqipërinë. Qëndrimi është bërë i ditur nga kancelari austriak Sebastian Kurz, i cili vëren se Brukseli duhet t’i ofrojë Tiranës zyrtare e po ashtu Ballkanit Perëndimor, një perspektivë të qartë europiane.

 

“Nëse duam te shmangim konflikte mes fqinjëve tanë ne Ballkanin Perëndimor dhe nëse duam te rrisim stabilitetin aty, duhet t’u ofrojmë këtyre vendeve nje perspektive te besueshme europiane. Por me Shqipërinë dhe Maqedoninë duhet te hapim sa me shpejt negociatat.”

 

Reklamë

Gjatë intervistës së dhënë për gazetën gjermane Welt Am Zontag, kancelari austriak e lidh çështjen e negociatave edhe me shqetësimet e fundit që ka Europa.

Deklarata e tij për çështjen e negociatave ka gjetur jehonë edhe në mediat e tjera si Reuters apo dhe gazeta austriake Di Prese.

 

Qëndrimi i kancelarit Kurz shikohet si një element shumë pozitiv, pasi ai është nje aleat i fortë i kancelares gjermane Angela Merkel ne Partitë Popullore Europiane dhe nje përkrahës i qarte i çeljes se negociatave me Shqipërinë.

 

Gazeta Welt Am Zontag shton se do te jete samiti i qershorit ne Sofje ai qe do te vendose per çeljen ose jo te negociatave ndërkohë që ne Gjermani ka ende rezerva nga ana e CDU CSU.

Më shumë video

Reklamë