Subscribe

Një ditë pasi njoftoi se vendi do të shkojë në zgjedhje të parakohshme, kancelari Austriak Sebastian Kurz është takuar këtë të diel me presidentin Alexander Van der Bellen.

 

Ai e ka informuar kreun e shtetit për skandalin ku ishte përfshirë zëvendësi i tij. Kancelari ka kërkuar shpalljen e zgjedhjeve “sa më shpejtë të jetë e mundur”.

 

Presidenti Van der Bellen e konsideroi video skandalin një veprim të turpshëm dhe të papërgjegjshëm të autoriteteve austriake. Skandali vjen vetëm një javë para zgjedhjeve Europiane. Kurz ka vendosur te prishjen e koalicionit partinë populiste të djathtë FPÖ.

 

Ai nuk pranoi të komentojë mbi hapat e ardhshëm qe do te ndërmerren.

 

Dy gazeta gjermane, “Der Spiegel” dhe “Sueddeutsche Zeitung”, publikuan pamje filmike ku zëvendës kancelari austriak Heinz-Christian Strache shfaqej teksa i ofronte kontrata shtetërore një investitoreje ruse, gjatë një feste në Ibiza të Spanjës.

 

Menjëherë pas publikimit të skandalit, zëvendës kancelari Heinz-Christian Strache ka dhënë dorëheqjen. Ndërkohë para zyrës së kancelarit austriak u mblodhën mijëra qytetarë të cilët kërkuan përfundimin e mandatit të qeverisë së Kurzit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *