E hënë, 9 Nëntor 2026 Film TV deri në 23:00 Në vijim ora 23:00: Lajmet e Fundit dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 16 minuta më parë
Video · Bota

Austria në krye të presidencës së Bashkimit Europian

Austria do të jetë në krye të presidencës së Bashkimit Europian për gjatë muajt e ardhshëm. Puna prioritare do të jetë menaxhimi i çështjes migratore, që ishte objekt i një marrëveshje të brishtë në samitin e zhvilluar në Bruksel.

 

Ndërkaq moto e Austrisë për presidencën e saj të tretë të BE-së është “Një Evropë që mbron”, duke iu bashkuar shqetësimeve të shumicës së vendeve anëtare.

 

Reklamë

Në daljen e tij për mediat kancelari austriak, Sebastian Kurz ka thënë se qeveria e tij do të përdorë presidencën e BE-së për ta bërë bllokun më të sigurt, duke shtuar se vendi i tij kërkon të jetë një ndërtues urash në BE dhe të reduktojnë tensionet brenda Evropës.

 

Ndërkaq, Austria, për shkak të pozicionit qendror në Evropë dhe historisë së saj, mbështet një integrim më të lartë në BE të fqinjëve të saj të Ballkanit Perëndimor dhe e paraqet si një prej prioriteteve të presidencës së saj të BE-së.

Më shumë video

Reklamë